MES KISHAVE TË PRINCIPATËS DHE VERËS SË ARBRIT

Itinerar 2 ditor

Dita e parë

INFOKULLA

Udhëtimi nis me një vizitë te Infokulla e cila konsiderohet si një nga pikat më unike dhe më kreative të zyrave të informacionit turistik në vend dhe paraqet me shumë profesionalizëm territorin mirditor dhe jo vetëm.

 

E vendosur në Rrugën e Kombit, vetëm 15 km nga Ura e Milotit, Infokulla është ndërtuar në kuadër të Partneritetit Shqiptaro Austriak -Marianne Graf (AAP) dhe menaxhohet nga Bashkia Mirditë.

 

Ajo është porta e hyrjes në historinë, trashëgiminë, kulturën, artin dhe gastronominë e vendit të Principatës së Arbrit. Pas njohjes me elementët bazë të historisë, etnografisë, kulturës e gastronomisë së zonës, vizitorët në përfundim mund të marrin dhe  produkte artizanale si kujtim nga ky udhëtim.

 

lexo më shumë

KISHA E NDËRFANËS (SHËN MËRISË), GZIQ

Një udhëtim në Mirditë nuk mund të kuptohet pa vizitat në objektet e kultit e sidomos kur ato lidhen me historinë dhe për këtë, sugjerohet të vizitohet Kisha e Ndërfanës (Shën Mërisë) - Gziq, vetëm 10 min larg nga InfoKulla. Kisha që njihet dhe si Kisha e “Principatës së Arbërit” është e pozicionuar në një kodër të vogël në fshatin Gziq. 

 

 

lexo më shumë

 

KANTINA ARBËR

Mirdita njihet për cilësinë e rrushit dhe verërave, ku "Kantina Arber” të ofron mundësinë e shijimit dhe degustimit, jo vetëm verës, rakisë dhe së fundmi “Spumante e parë shqiptare” por dhe prodhimet gastronomike autoktone të zonës.

 

lexo më shumë

KISHA E T’ SHËLBUEMIT, RUBIK

Pas kësaj eksperience, mund të drejtoheni në pikën më vizituar të Mirditës, Kisha e T’ Shëlbuemit në Rubik.E vendosur në një truall të dukshëm shkëmbor, sipër lumit Fan, manastiri mesjetar dominon fuqishëm itineraret që lidhin bregdetin me Arbanonin deri në lartësitë e Oroshit, por dhe atë që ndryshe njihet si L’itinerarium Lissus -Naissus. Dikur françescane, pjesë e dioqezës së Lezhës dhe Rubikut, daton prej 1166. 

 

lexo më shumë

 

 

DITA II

Një zgjim mes gurgullimës së ujit dhe cicërimave të zogjve,një natyrë e virgjër dhe unike, mëngjesi me produkte tradicionale, ju ftojnë të kaloni një ditë me adrenalinë për të eksploruar zonën apo për të shuar kureshtjen me pikat  e tjera të zgjedhura të territorit mirditor.

 

BURGU I SPAÇIT

Më tej udhëtimi vijon në drejtim të Spaçit, ku gjendet burgu famëkeq i periudhës së komunizmit i cili në vitet 1930-1950 ishte një minierë aktive e bakrit dhe piritit.

 

Udhëtimi zgjat vetëm 20 min nga dalja e autostradës në Reps, nëpër një rrugë gjarpëroshe në kodrinat e Spacit, të cilat në mënyrë misterioze fshehin njëra-tjetrën dhe sikur nuk duan të tregojnë dhimbjet e përjetuara ndër vite. Në vitin 1968 Burgu i Spaçit hapet si “Ambjenti i Riedukimit 303” – duke kombinuar burgun me punën e detyruar në miniera, ku të dënuarit qëndronin në 7 baraka të mëdha. Spaçi ishte i rrethuar me terren të vështirë dhe 30 vend roje me ushtarë. 

 

lexo më shumë

 

BANESA PËRDHESE DHE KULLA E ZEF NDOCAJT NË KODËR SPAÇ

Pas shokut emocional dhe të tregimeve të Gjokës, personit që të shoqëron, keni nevojë për një dimension tjetër të kulturës në kodër Spaç. Pak metra më poshtë, një realitet tjetër bëhet pjesë e itinerarit. Dy objekte banimi, Shtëpia përdhese rreth 400 vjeçare dhe Kulla e Zef Ndocaj,të shfaqen papritur  dhe tregojnë shumë për pasurinë arkitektonike, njerëzore dhe historike të tyre.

 

lexo më shumë