KISHA E T’ SHËLBUEMIT, RUBIK
Kisha e T’Shëlbuemit ose siç njihet ndryshe me emrin Kisha e Rubikut, është një ndër ikonat e krishtërimit shqiptar dhe një vlerë identitare e historisë sonë mijëra vjeçare.
Manastiri mesjetar benediktin është i pozicionuar në një vend të favorshëm, në një truall të dukshëm shkëmbor të një kthese natyrore të lumit Fan, mbi qytetin e Rubikut. Mbi të gjitha manastiri zotëronte aftësinë për të kontrolluar nga një pozicion dominant itineraret ujore dhe tokësore: Itinerarin ujor që duke shfrytëzuar lumin, lidhte bregdetin me Arbanonin deri në lartësitë e Oroshit, dhe atë tokësorin që përmendet si l’Itinerarium Lissus-Naissus.
Historiografia ka njohur abacinë T‘Shëlbuemit si dhe kishën famullitare me të njëjtin emër. Dikur françeskane, në qytetin e Rubikut dhe në rrethin e Lezhës si dhe historikisht pjesë e kësaj dioqeze, sot përfshihet në peshkopatën më të re atë të Rreshenit.
Kisha e T‘Shëlbuemit qysh prej vitit 1166 e deri në vitin 1972, përmendet plot 34 herë.
Kisha aktuale e Shpëtimtarit është njënefshe dhe fryt i disa fazave radikale të rindërtimit dhe restaurimit. Që nga fundi i shekullit XIX deri në vitet e para të këtij mijëvjeçari ndërhyrjet i kanë ndryshuar plotësisht pamjen origjinale ndërtesës. Nga ana tjetër këto transformime lejojnë dallimin e fazave të pakëta të mbijetuara mesjetare integruar në ndërtesën e re. Afresket shpalosen në brendësi vetëm në këtë pjesë të mbijetuar që është faqja lindore dhe që daton në vitin 1272 me një mbishkrim. Por para atij viti ngjarje të tjera kishin përcaktuar historinë e ndërtesës. Mbi të, kishte shkruar ipeshkvi i Lezhës Benedetto Orsini në 1629 në raportin e Vizitës së tij të Shenjtë ku citonte për një shkrim mbi portën e kishës dhe vitin 1267.
Një fazë e mëherëshme e restaurimit të kompleksit, i ankorohet afreskave, të dokumentuara nga teksti i epigrafit të pikturuar në zonën apsidale në të djathtë të porositësit. Kjo përfaqësohet në Deesis ku mbishkrimi e prezanton si Abat Innocenti duke sjellë 1272.
Kisha e manastirit T‘Shëlbuemit në Rubik, është shpallur Monument Kulture më 23.09.1971 dhe është restauruar nëpërmjet Programit EU4Culture, të financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Kisha aktuale e Shpëtimtarit3 është njënefshe dhe fryt i disa fazatve radikale të rindërtimit dhe restaurimit. Që nga fundi i shekullit XIX deri në vitet e para të këtij mijëvjeçari ndërhyrjet i kanë ndryshuar plotësisht pamjen origjinale ndërtesës4. Nga ana tjetër këto transformime lejojnë dallimin e fazave të pakëta të mbijetuara mesjetare integruar në ndërtesën e re.
Afresket shpalosen në brendësi vetëm në këtë pjesë të mbijetuar që është faqja lindore dhe që daton në vitin 1272 me një mbishkrim. Por para atij viti ngjarje të tjerakishin përcaktuar historinë e ndërtesës. Mbi të kishte shkruar ipeshkvi i Lezhës Benedetto Orsini në 1629 në raportin e Vizitës së tij të Shenjtë ku citonte për një shkrim mbi portën e kishës dhe vitin 1267
Një fazë e menjëherëshmë e restaurimit të kompleksit, i ankorohet afreskave, të dokumentuara nga teksti i epigrafit të pikturuar në zonën apsidale në të djathtë të porositësit. Kjo përfaqësohet në Deesis6 ku mbishkrimin e prezanton si Abat Innocenti, duke sjellë 12727.
Kisha e manastirit të Shelbuemit në Rubik, është shpallur Monument Kulture me një urdhëresë nr. "586/4874/DT, të datave 17.03.1948 dhe 23.09.1971".