BURGU I SPAÇIT (REPARTI I RIEDUKIMIT 303)

Spaçi ishte një minierë aktive e bakrit dhe piritit në vitet 1930 – 1950. 
Në vitin 1968 Burgu i Spaçit hapet si “Ambjenti i Riedukimit 303” – duke kombinuar burgun me punën e detyruar në minierë. Të dënuarit ishin të vendosur në 7 baraka të mëdha llamarine e dërrase dhe në një barakë rrinin gati 100 të dënuar. Komanda ishte vendosur jashtë rrethimit të kampit. Në Spaç vazhdonte të nxirrej pirit dhe bakër dhe miniera ishte tejet primitive, e pajisur vetëm me ndonjë armaturë druri e pa masa sigurie. 
Spaçi ishte një kamp i rrethuar në një terren të vështirë. Ishin 30 vend-roje me ushtarë dhe 4 toga ushtarake që shërbenin për sigurimin e repartit. 
 

I dënuari në Spaç mund të kishte sende personale vetëm: 2 palë rroba, 1 pagure alumini ose plastmasi, 1 furçë dhëmbësh, 1 fletore, 1 tas, 1 lugë gjelle alumini, 1 dyshek, 1 batanije, 1 çarçaf. Sipas rregullores së brendshme të kampit, të dënuarit duhej t’i bindeshin për gjithçka komandës, të realizonin normën e punës etj. Lejoheshin të merrnin nga familjet 15 kg sende (këtu nuk hynin frutat, perimet); të takonin familjarët 2 herë në muaj nga 15 minuta; të dërgonin 2 letra në muaj te familjarët (gjithmonë brenda vendit); të abonoheshin në organet e shtypit etj.. Telegramet dhe kartolinat lejoheshin pa kufizim dhe i dënuari mund t’i shkruante letra autoriteteve shtetërore dhe partiake të kohës. 
Më 17 qershor 1968, të dënuarit u orvatën të ndërtonin një tunel për t’u arratisur, por nuk mundën dot. Gjatë vitit 1969, ishin orvatur për t’u arratisur 15 persona, prej të cilëve 6 ishin kapur ose asgjësuar menjëherë dhe 9 të tjerë ishin kapur  brenda 8 ditëve.  
Barakat gradualisht u zëvendësuan me pallatet e banimit. Rreth vitit 1971 u ndërtua një prej godinave për strehimin e të burgosurve dhe në vitin 1973 nisi puna për ndërtimin së dytës.


Në maj të vitit 1973, nis për tre ditë Revolta e Spaçit  ku të burgosurit marrin nën kontroll burgun, duke kërkuar të drejtat e njeriut
Në vitin 1976 në repartin 303 punonin 633 të dënuar, prej të cilëve vetëm 566 ishin politikë. Personeli i burgut për ruajtjen e tyre në këtë kohë përbëhej nga 152 persona.


Arratisjet nga kampi mund të bëheshin vetëm në çaste pune, nëpërmjet galerive të shkurtra. Kështu, më 9.12.1977, të dënuarit Stavro Guxo dhe Manol Qirici  realizuan një arratisje pa asnjë lëndim.
Në fund të janarit 1977 në kamp ishin 725 të dënuar politikë dhe 28 ordinerë ndërsa në fund të shtatorit 1979 në kamp ishin 919 të dënuar politikë dhe 25 ordinerë.


Në Spaç, kushtet e jetesës ishin ekstremisht të vështira. Edhe pse të pa ushqyer mirë,  të dënuarit duhet të bënin një punë shumë të rëndë në minierë pa llogaritur këtu dhe dhunën e përditshme që ndërmerrej ndaj tyre si fizike ashtu edhe psikologjike. 


Puna në minierë konsiderohej e rrezikshme në raportet e drejtuesve të MPB-së dhe punohej pa kasketa mbrojtëse në kokë apo masa të tjera sigurie. Vetëm në vitin 1980 ishin aksidentuar 365 të burgosur, prej të cilëve 1 kishte vdekur dhe 12 ishin plagosur rëndë.


Sipas informacionit që jepte mjeku i repartit, më 31.5.1980 në Spaç punonin nën tokë 531 të burgosur. Mbi tokë punonin 295 e të tjerët nuk punonin për shkaqe sëmundshmërie. Kishin nevojë për shtrim në spital 128 të burgosur. Vetë kampi kishte një infermieri të përbërë me 8 shtretër. Një WC shërbente për 60 të burgosur dhe një dush, nëse punonte, u shërbente 60 të burgosurve. Kur dilnin jashtë dhomës ku flinin, një i burgosur kishte 1 m2 vend për ajrosje.


Në vitin 1981, mesatarisht ishte krijuar një trupë të burgosurish prej 1.056 veta (e dhëna e muajit Maj, 1.023 politikë dhe 33 ordinerë) ndërkohë që kapaciteti i godinave ishte vetëm për  504 veta, më shumë se dyfishi! Për muajt mars-prill 1981 raportoheshin në Spaç 18 të vdekur.
Sipas informacionit të datës 20.9.1981, efektivi i repartit përveç ushtarëve përbëhej nga 1 oficer, 7 nënoficerë, 29 policë. Ushtarët që vinin nga shërbimi i detyrueshëm, ruanin vetëm sistemin e jashtëm të repartit. Në vitin 1985, harta e repartit 303 tregon se të dënuarit politikë dhe ordinerë janë të ndarë nga njëri-tjetri. Jashtë rrethimit ndodhen zyrat e minierës. 


Më 1989 lirohen të burgosurit e fundit politikë nga Spaçi kurse në fillim të viteve 1990 përfundon puna e detyruar në Burgun e Spaçit. 
Në 1995 Burgu i Spaçit u mbyll përgjithmonë. Pas mbylljes 1995-2012 Burgu i Spaçit u braktis dhe u çmontua gradualisht për skrap. 
Më 2007 një kopmani private mori leje për shfrytëzimin e minierës së Spaçit, ndërsa Dhjetor 2007 shpallet Monument Kulture i kategorisë së dytë. 

 

I dënuari në Spaç kishte sende personale: 2 palë rroba, 1 pagure alumini ose plastmasi, 1 furçë dhëmbësh, 1 fletore, 1 tas, 1 lugë gjelle alumini, 1 dyshek, 1 batanije, 1 çarçaf.

 

Sipas rregullores së brendshme të kampit, të dënuarit duhej t’i bindeshin për gjithçka komandës, duhej të realizonin normën e punës etj. Lejoheshin të merrnin nga familjet 15 kg sende (këtu nuk hynin frutat, perimet), të takonin familjarët 2 herë në muaj nga 15 minuta, të dërgonin 2 letra në muaj te familjarët (gjithmonë brenda vendit), të abonoheshin në organet e shtypit etj.. Telegramet dhe kartolinat lejoheshin pa kufizim. Po ashtu i dënuari mund t’i shkruante letra KQ të PPSH-së,

 

Presidiumit të Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave, Gjykatës së Lartë, MPB-së, organeve vendore etj.

 

Më 17 qershor 1968, të dënuarit u orvatën të ndërtonin një tunel për t’u arratisur, por nuk mundën dot. Gjatë vitit 1969, ishin orvatur për t’u arratisur 15 persona, prej të cilëve 6 ishin kapur ose asgjësuar dhe 9 të tjerë ishin kapur në 1-8 ditë. Arratisjet vinin gjatë ndërrimit të turneve apo nga galeritë e minierës.

 

Barakat gradualisht i zëvendësuan me pallatet e banimit. Rreth vitit 1971 u ndërtua një prej pallateve për strehimin e të burgosurve. Në vitin 1973 nisi puna për ndërtimin e pallatit të dytë, ngjitas me të parin.

 

Në maj të vitit 1973, nis për tre ditë Revolta e Spaçit – të burgosurit marrin nën kontroll burgun, duke kërkuar të drejtat e njeriut

 

Për vitin 1975 në repart punonin rreth 517 persona, ndërsa ishin mbyllur në birucë 152 të dënuar. Në vitin 1976 në repartin 303 punonin 633 të dënuar, prej të cilëve vetëm 67 ishin ordinerë. Personeli i burgut për ruajtjen e tyre në këtë kohë përbëhej nga 152 persona.

 

Arratisjet nga kampi mund të bëheshin vetëm në çaste pune, nëpërmjet galerive të shkurtra. Kështu, më 9.12.1977, të dënuarit Stavro Guxo dhe Manol Qirici realizuan një arratisje pa asnjë lëndim.

 

Në fund të janarit 1977 në kamp ishin 725 të dënuar politikë dhe 28 ordinerë. Në fund të dhjetorit 1977 kjo shumë ishte 877 të dënuar politikë dhe 48 ordinerë. Në fund të janarit 1978 në repart ishin 877 të dënuar politikë dhe 48 ordinerë.

 

Në fund të nëntorit 1978 në repart ishin 905 të dënuar politikë dhe 37 ordinerë. Në fund të janarit 1979 në kamp ishin 920 të dënuar politikë dhe 31 ordinerë. Nën tokë punonin 530 të dënuar.

 

Në fund të shtatorit 1979 në kamp ishin 919 të dënuar politikë dhe 25 ordinerë. Në Spaç, kushtet e jetesës ishin ekstremisht të vështira sepse edhe pse nuk ishin të ushqyer mirë të dënuarit duhej të bënin një punë shumë të rëndë në minierë pa llogaritur këtu dhe dhunën e përditshme që ndërmerrej ndaj tyre, si dhe me izolimet e shumta, është vërtet të dhimbshme. Puna në minierë konsiderohej e rrezikshme në raportet e drejtuesve të MPB-së dhe se punohej pa kasketa mbrojtëse në kokë.

 

Vetëm në vitin 1980 ishin aksidentuar 365 të burgosur, prej të cilëve 1 kishte vdekur dhe 12 ishin plagosur rëndë.

 

Në fund të qershorit 1980 në repart ishin 980 të dënuar politikë dhe 20 ordinerë. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 1980 kishin kaluar në birucë 118 të dënuar.

 

Sipas informacionit që jepte mjeku i repartit, më 31.5.1980 në Spaç punonin nën tokë 531 të burgosur. Mbi tokë punonin 295 e të tjerët nuk punonin për shkaqe sëmundshmërie. Kishin nevojë për shtrim në spital 128 të burgosur. Vetë kampi kishte një infermieri të përbërë me 8 shtretër. Një ËC shërbente për 60 të burgosur. Në një dush, nëse punonte, duhej të laheshin 60 të burgosur. Kur dilnin jashtë dhomës ku flinin, një i burgosur kishte 1 m2 vend për ajrosje.

 

Në vitin 1981, mesatarisht ishte krijuar një trupë të burgosurish prej 1.056 veta (e dhëna e muajit maj, 1.023 politikë dhe 33 ordinerë). Kapaciteti i godinave ishte 504 veta. Pra, ishin grumbulluar më shumë se dyfishi. Për muajt mars-prill 1981 raportoheshin në Spaç 18 të vdekur.

 

Sipas informacionit të datës 20.9.1981, efektivi i repartit përveç ushtarëve përbëhej nga 1 oficer, 7 nënoficerë, 29 policë. Ushtarët që vinin nga shërbimi i detyrueshëm, ruanin vetëm sistemin e jashtëm të repartit.

 

Në vitin 1985, harta e repartit 303, tregon se të dënuarit politikë dhe ordinerë janë të ndarë nga njëri-tjetri. Jashtë rrethimit ndodhen zyrat e minierës. Sapo hyn në kamp, në krah të majtë ishin të rrethuar veçan të dënuarit ordinerë në një kompleks prej 8 godinash. Duke ecur në rrugën kryesore të kampit kalohen 5 godina të artizanalit. Poshtë tyre vërehen 11 godina (2 prej të cilave të banimit) të të burgosurve politikë. Në vitin 1985 në repartin e Spaçit ishin 470 të dënuar politikë dhe 850 ordinerë.1989 Lirohen të burgosurit e fundit politikë nga Spaçi

 

Fillimi i viteve 1990 Puna e detyruar përfundon në Burgun e Spaçit 1995 Burgu i Spaçit u mbyll përgjithmonë

 

Pas mbylljes

1995-2012 Burgu i Spaçit u braktis dhe u çmontua gradualisht për skrap 2007-Kompania August Tete Mining ka marrë leje për shfrytëzimin e minierës së Spaçit Kërkesë për tetorit që Spaçi të shpallet “monument kulture” zonë e mbrojtur

 

Burgu i Spaçit në dhjetor 2007 shpallet monument culture i kategorisë së dytë.

 

Fotogaleri