PIKAT E RRUGËS KULTURORE TË MIRDITËS
INFOKULLA
Infokulla është një nismë private dhe një dhuratë e "Partneritetit Shqiptaro-Austriak - Marianne Graf (AAP)" për Bashkinë Mirditë.
Bashkia Mirditë menaxhon Infokullën - zyrën e informacionit turistik me përgjegjësi dhe autoritet të plotë, duke bashkëpunuar me mbështetjen e Marianne Graf, dhe zhvillon aktivitete të ndryshme, përfshirë nisma në eko-turizëm.
KISHA E NDËRFANËS (SHËN MËRISË), GZIQ
Kisha e Shën Mërisë e njohur edhe si kisha e Ndërfanës (Gziqit) ka një rëndësi historike dhe kulturore jo vetëm për banorët e Mirditës por për historinë e mbarë vendit.
E dëmtuar dhe e rindërtuar ndër vite, kisha është pozicionohet mbi një kodër të vogël dhe në perëndim të fshatit Gziq.
Fillimisht të dhënat e para arkeologjike u përftuan në 1901 nga medievisti Theodor Ippen.
Ndërmjet të dhënave të tjera, vemendjen e tërhoqi më shumë një shqiponjë njëkrenore e gdhendur mbi një pllakë mermeri dhe që ai me të drejtë e quajti heraldike.
KISHA E T’ SHËLBUEMIT, RUBIK
Manastiri mesjetar benediktin është i pozicionuar në një vend të favorshëm, në një truall të dukshëm shkëmbor të një kthese natyrore të lumit Fan, mbi qytetin e Rubikut (rrethi i Mirditës, qarku Lezhë).
Mbi të gjitha manastiri zotëronte aftësinë për të kontrolluar nga një pozicion dominant itineraret ujore dhe tokësore: Itinerarin ujor që duke shfrytëzuar lumin, lidhte bregdetin me Arbanonin deri në lartësitë e Oroshit, dhe atë tokësorin që përmendet si l’Itinerarium Lissus-Naissus.
.
Kisha e shën Llezhdrit, Orosh
Selia e Oroshit, e izoluar në ato male, është dhe mund të thuhet, e barazlarguar jo pak, nga fshatrat më të afërm, ka afër, me pamje nga kisha, vetëm varrezat. Është e konstatuar se, në kohën e Turqisë abatët nuk ishin më shumë se priftërinj fshati, nën të cilën ishin bashkësitë e Oroshit dhe Spaçit.
Të ardhurat i siguronin nga tokat e pakta që i kishin mbetur Abacisë dhe nga dhurimet e Propaganda Fides e cila dhe emëronte abatët.
Pas një udhëtimi të lodhshëm përmes shtigjeve të thepisura të mbushura me mikpritje, por edhe me kurthe e befasira Edith Durham e ndien veten mirë në Mirditë.
KANTINA ARBËR
Shqipëria ka një nga traditat më të vjetra të prodhimit të verës në Evropë, që daton që nga epoka e bronzit.
Gjatë periudhës romake dhe bizantine, prodhimi i verës në vend u rrit ndjeshëm, megjithëse nën sundimin osman pati një rënie të prodhimit.
Gjatë diktaturës komuniste, funksiononin disa kantina dhe vende të prodhimit të rrushit që trajtoheshin vetëm nga regjimi (jo pronarë privatë). Varietetet më të zakonshme të rrushit autokton shqiptar janë: Kallmeti, Shesh, Debin, Vranac dhe Vlosh.
GURRA E DOMGJONIT
Vendbanimi i fortifikuar që në traditën vendase njihet si “Qyteza”, ishte i vendosur në fshatin e sotëm të Domgjonit, në perëndim të luginës së Fanit të Vogël.
Sipas studiuesit Apollon Baçe: Ndërtimi i qendrave të banimit në shekujt e parë të erës sonë, në terrene të rrafshtë, përdorimi i tullave dhe llaçit hidrolizues i dha një shtytje ndërtimit të ujësjellsave.
BURGU I SPAÇIT (REPARTI I RIEDUKIMIT 303)
Në vitet 1930 - 1950 Spaçi është një minierë aktive e bakrit dhe piritit
Në vitin 1968 Burgu i Spaçit hapet si “Ambjenti i Riedukimit 303” – duke kombinuar burgun me punën e detyruar në miniera.
Ky Kamp-burg u hap në Spaç në vitin 1968. Të dënuarit ishin të vendosur në 7 baraka të mëdha llamarine e dërrase. Në një barakë rrinin gati 100 të dënuar. Komanda ishte vendosur jashtë rrethimit të kampit.
Banesa përdhese dhe kulla e Zef Ndocajt në fshatin Kodër Spaç
Banesa e Zef Ndocajt është shpallur Monument Kulture nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës në vitin 1973.
Kjo banesë ashtu sikurëse edhe të tjera të krahinës së Mirditës, kane veçandti dalluese që janë pikërisht tiparet e qarta mbrojtëse dhe mënyra e realizimit të tyrë.
Qëllimit kryesor, sigurimit të një jetese të mbrojtur, i nënshtrohet gjithçka: trualli, skema kompozicionale e banesës me kthina të vendosura në lartësi, formulimi arkitektonik I jashtëm me masa të mbyllura, futja e shkallëve Brenda, porta, streha e çatisë, etj.
PIKTOGRAMET E RUBIKUT
Piktogramet e Rubikut, gjenden 3.5 km në perëndim të qytetit te Rubikut, në periferi të fshatit Bulshizë e Epërme në vendin e quajtur Gryka e Gjëdhezhës.
Disa metra më poshtë grykës së Gjëdhezhës, në një strehë shkëmbi të zakonshme, është realizuar piktura e Rubikut.
Kalaja e Matrizës në Rubik
Historiani bizantin i shek. VI, Prokopi nga Cezarea , na bën të ditur se Justiniani (527-565) ndërtoi ose rindërtoi 58 fortifikime në Epir të Ri dhe 36 në Epir të Vjetër, një pjesë e mirë e të cilave gjenden në vendin tonë.
Në librin “Mbi ndërtimet”, ai ndër të tjera përmend edhe “castrum Matris”, si një ndër kalatë që ishte ndërtuar në fillim të shek.VI nga Justiniani I në Epirin e Ri, për t’u mbrojtur nga dyndjet barbar. Kalaja e Rubikut ruan grykën e lumit të vogël që quhet Rubik, i cili buron në malin e Zhupës dhe derdhet në lumin Fanë në qytetin e Rubikut. Kalaja ndodhet në bregun verior të lumit. Në bregun jugor, në një lartësi gati të njëjtë, gjendet edhe një fortifikatë tjetër mesjetare që ruan grykën e lumit.