ARTIZANATI NË MIRDITË

Artizanët e Mirditës, ndër shekuj kanë sjellë punime unike te gurit e drurit. Sipas sipas një studimi të Dom Prend Sulit, marrë nga Revista “Hylli i Dritës”, botim i vitit 1937, përmenden tjegulla të punuara nga Preng Nkoll Suli në vitin 1928 për kishën e Fanit. Banorët e zonave të Mirditës përpunojnë gëlqeren e gurin për ndërtimin e kullave karakteristike e të kishave të tyre e drurin për lugë, karrike e dollapë. Po ashtu ciftelia a lahuta janë prodhuar nga banorët vendas.

 

Veshja Mirditore si e burrave dhe e grave është një dëshmi që vjen deri ditët e sotme. Sipsa artizanes Drane Zefi, duheshin deri 12 muaj për të përgatitur një veshje të nuses mirditore duke filluar qe nga përpunimi I leshit/shajakut e deri te qëndisja e motiveve plot ngjyra e larmishmëri.

 

Në ditët e sotme, tradita është zvenitur dhe shumë pak artizanë përdorin teknikat e hershme të prodhimit të zejeve.

 

Në kuadrin e projektit DigiCult-Tour,  të financuar nëpërmjet programit EU4Culture dhe zbatuar nga Qendra Shqiptare për Edukim, Turizëm dhe Sipërmarrje (CEAPAL)  u ndërmor nisma për rivitalizimin e traditës dhe stimulimin e artizanatit dhe trashëgimisë kulturore nëpërmjët zbatimit të saj në prodhimin e suvenireve, Kjo nismë e  cila është e  lidhur ngushtë me pasurinë historike dhe traditën e punës së dorës, ka për qëllim të rikthejë dhe të ruajë tek pasardhësit një pjesë të çmuar të identitetit kulturor. Përmes kësaj përpjekjeje të përpiktë dhe të kujdesshme, elementët autentikë që janë thelbësorë në kulturën e Mirditës janë bërë objekt hulumtimi dhe ekspertize. Këto elementë, të ndërlidhur ngushtë me historinë dhe traditën, janë evidentuar dhe kapur në përpikmëri, bazuar në detajet e veshjeve popullore të krahinës. Nga veprimtaritë artizanale të hershme deri te teknikat sofistikuara të punës mbi materiale të ndryshme, të gjitha janë mbledhur dhe vlerësuar me kujdes për të bërë pjesë të paevitueshme të modeleve të reja artizanale që mund të propozohen në treg. Trashëgimia artistike është trajtuar si një pasuri e çmuar dhe e ndjeshme, duke u sjellë me respekt dhe stilizim. Kjo trashëgimi nuk është thjesht kopjuar, por është interpretuar me shpirt krijues dhe është sjellë në jetën e përditshme me mënyra të reja. Ky proces krijimi është bërë gjithmonë me një synim të qartë: të ruhet dhe të shprehë vlerat autentike që përfaqësojnë trashëgiminë e kësaj zone dhe të ndërgjegjësojë komunitetin lokal mbi rëndësinë e këtij procesi.

 


SPILA - Kisha e T’ Shëlbuemit, Rubik  - Motivi i Kryqit

Spilat – ky element zbukurimor estetik, do të realizohet me një kombinim të copave të ricikluara dhe teknikës së qëndisjes.

 

Copat, në varësi të trashësisë së tyre, do të vendosen në mënyrë që të krijohet një shtresë apo dy shtresa të mbivendosura. Për t'u siguruar që të mbahen të bashkuara ato do të lidhen mes tyre nëpërmjet një qepjes të kryer me dorë. Për të shtuar një ndjesi estetike që synon drejt së thjeshtës, kapja e copave do të bëhet përmes përdorimit të paramandrës metalike e cila do të bëjë edhe lidhjen me vendin ku do të vendoset.

 

Lexo më shumë


Sapunë të veshur me shajak – Motiv nga Kisha e T’ Shëlbuemit

Suveniri tjetër që lidhet po ashtu me kishën e Shelbuemit konsiston në mbështjelljen e sapunëve me shajak. Ky proces i veçantë i mbështjelljes së sapunit me materialin e leshit sjell një prekje autentike dhe unike në produktet e disponueshme për tu tregtuar. Le të shqyrtojmë hollësira të tjera të këtij procesi të krijuar me kujdes.

 

Si fillim procesi i mbështjelles së sapunit me leshin përfshin disa hapa kryesorë që japin rezultatin final tërheqës dhe estetik.

 

Lexo më shumë

 


Këllëfë mbajtëse syzesh – Motive nga Piktogramet e Rubikut

Modeli i tretë do të ketë këllëfa për syze me material  shajaku industrial të tipit (trashësisë) mesatare.

 

Dimensionet do jenë 17 x 8.5 cm ( duke konsideruar copën në dysh). Qepja e formës së këllëfit të syzeve mund të realizohet me makinë apo me dorë. Mbi to qëndisen figurat antropomorfe ( mashkullore dhe ajo femërore)  të marra nga piktogramet e Rubikut. Teknika e qëndisjes e thjeshte.

 

Lexo më shumë


Varëse çelësash – Në memorje të Burgut të Spaçit

Burgi i Spaçit, i njohur për historinë e tij të pasur dhe ngjarjet e ndodhura në këtë vend ikjeje, do të shfaqet në një dritare të veçantë artizanale, e cila do të rikthejë shpirtin historik dhe unik të këtij vendi nëpërmjet një modeli të thjeshtë, por thellësisht autentik.

 

Ky model është i ndërthurur ngushtë me historinë e territoreve të burgut, duke sjellë në pah trashëgiminë dhe ngjarjet që kanë ndodhur aty. Ideja e këtij koncepti është të nxisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe mjedisit përmes riciklimit të materialeve të përdorura. Kjo nismë e veçantë synon të krijojë një lidhje të thellë midis të kaluarës dhe të tashmes, duke sjellë përsëri në jetë materiale që kanë një histori të tyre të veçantë.

 

Lexo më shumë


Pupa shajaku me motive të kostumeve Mirditore

Pupat e shajakut, në mjeshtërinë e tyre të rrallë, krijojnë një harmoni të paharrueshme të trashëgimisë dhe kreativitetit. Kjo formë artizanati është një pasqyrë e aftësive të mjeshtërve të, cilët lidhin element të traditës duke I gërshetuar me elementë të modernes.

Për të sjellë këto vepra artizanale të mrekullueshme, fillimisht përzgjidhet dhe trajtohet leshi me një kujdes të pakursyer.

Lexo më shumë


Mbajtëse për shishet e verës me shajak dhe qëndisje

Mbajtëset e shisheve për pije, do të krijohen me një ndjenjë artizanale të veçantë përmes ndërthurjes së materialeve modern dhe dizajnit autentik.

 

Përzgjedhja e trashësisë maksimale të shajakut industrial është bërë me qëllim në mënyrë që mbajtësi të jetë në gjendje të rezistojë peshës së shisheve të qelqta që do të vendosen në të.

 

Me kujdes të veçantë, do të punohet që secila pjesë të jetë e pajisur me përmasat e duhura për të siguruar stabilitetin dhe funksionimin e përsosur të mbajtësit.

 

Lexo më shumë