INFOKULLA
E vendosur në anë të Rrugës së Kombit , Infokulla shërben si një pikë informuese dhe ekspoze e historisë, traditës, kulturës, etnografisë dhe atraksioneve natyrore për të gjithë vizitorët në rajon.
Infokulla është një nismë private dhe një dhuratë e “Partneritetit Shqiptaro-Austriak - Marianne Graf (AAP)” për Bashkinë Mirditë e cila kryen edhe manaxhimin e saj si zyrë e informacionit turistik.
Qëllimi i Infokullës është të zhvillojë ekoturizmin në rajon dhe të përmirësojë treguesit ekonomiko-socialë të popullsisë përmes tërheqjes së vëmendjes së vizitorëve drejt veçorive natyrore, kulturore dhe historike të rajonit, duke nxitur kuriozitetin dhe interesimin për njohjen e vendit dhe njerëzve të tij përmes kontaktit të drejtpërdrejtë.
Instalime të ndryshme, fotografi dhe ekspozita etno-historike prezantojnë një pamje tërëpërfshirëse të rëndësisë së veçantë për rajonin. Infokulla është unike në Shqipëri, jo vetëm për shkak të shumëllojshmërisë së informacionit që ofron, por edhe për
përkushtimin e palodhur të punonjësve/specialistëve të saj. Punën e palodhur të partnerëve të huaj në partneritet me punonjësit e bashkisë e ka bërë atë një pikë referimi për udhëtarët që duan të vizitojnë Mirditën.
Përveç informacionit turistik që ata mund të marrin nga Infokulla përmes broshurave, hartave interaktive apo guidave, çdo vizitor mund të njihet edhe me historinë, traditat, kulturën materiale dhe shpirtërore të krahinës së Mirditës.
Një koleksion i pasur etnografik, i mbledhur falë kontributit të etnologes Marianne Graf, ekspozohet në mënyrë të denjshme dhe luan rolin e një muzeu të vogël, të vlefshëm për çdo person që dëshiron të njihet me kulturën dhe historinë e Mirditës.
Infokulla shërben si një ekspoze e përmbledhur e trashëgimisë kulturore dhe etnografike të rajonit, duke evidentuar tipare arkitekturore të kullave; identitetin etnografik të zonës; figurat e shquara historike dhe fetare të cilat kanë mbështetur zhvillimin jo vetëm të rajonit por kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare.
Stafi i Infokullës, përditëson dhe rrit gamën e aktiviteteve por edhe të atraksioneve dhe artifakteve të vendosura brenda saj vazhdimisht, duke u kthyer në një destinacion për të mos u u humbur.
Infokulla është e hapur cdo ditë të javës nga ora 09:00-17:00 duke ofruar një shërbim cilësor dhe informacion profesional për cdo udhëtar apo operator turistik.
Infokulla - zyra e informacionit turistik ndodhet disa kilometra larg qytetit të Rubikut, në rrugën e kombit. Infokulla konsiderohet si zyra më aktive dhe me cilësi më të lartë krahasuar me zyrat e tjera në Shqipëri, jo vetëm për shkak të shumellojshmërisë së informacionit që ofron, por edhe për përkushtimin e palodhur të punonjësve/specialistëve të saj. Punën e palodhur të partnerëve të huaj në partneritet me punonjësit e bashkisë e ka bërë atë një pikë referimi për udhëtarët që duan të vizitojnë Mirditën.
Përveç informacionit turistik që ata mund të marrin nga Infokulla përmes broshurave, hartave interaktive apo guidave, çdo vizitor mund të njihet edhe me historinë, traditat, kulturën materiale dhe shpirtërore të krahinës së Mirditës.
Një koleksion i pasur etnografik, i mbledhur falë kontributit të etnologes Marianne Graf, ekspozohet në mënyrë të denjshme dhe luan rolin e një muzeu të vogël, të vlefshëm për çdo person që dëshiron të njihet me kulturën dhe historinë e Mirditës.
Infokulla shërben si një ekspoze e përmbledhur e trashëgimisë kulturore dhe etnografike të rajonit, duke evidentuar tipare arkitekturore të kullave; identitetin etnografik të zonës; figurat e shquara historike dhe religjoze të cilat kanë mbështetur zhvillimin jo vetëm të rajonit por kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare.