SPAÇI, NJË MEMORJE QË NUK MUND TË FSHIHET KURRË

INFOKULLA

Ky itinerar kalon nëpër vendin e memorjes së periudhës komuniste, duke synuar të njohë vizitorët me një periudhë të errët e të dhimbshme të historisë së popullit shqiptar.

Itinerari nis me një vizitë te Infokulla, e vendosur në Rrugën e Kombit, vetëm 15 km nga Ura e Milotit, e cila konsiderohet si një nga pikat më unike dhe më kreative të zyrave të informacionit turistik në vend duke paraqitur me shumë profesionalizëm territorin mirditor dhe jo vetëm. Infokulla është ndërtuar në kuadër të Partneritetit Shqiptaro Austriak -Marianne Graf (AAP) dhe menaxhohet nga Bashkia Mirditë.

 

lexo më shumë

 

 

BURGU I SPAÇIT

Më tej udhëtimi vijon në drejtim të Spaçit, ku gjendet burgu famëkeq i periudhës së komunizmit i cili në vitet 1930-1950 ishte një minierë aktive e bakrit dhe piritit.

 

Udhëtimi zgjat vetëm 20 min nga dalja e autostradës në Reps, nëpër një rrugë gjarpëroshe në kodrinat e Spaçit, të cilat në mënyrë misterioze fshehin njëra-tjetrën dhe sikur nuk duan të tregojnë dhimbjet e përjetuara ndër vite. Në vitin 1968 Burgu i Spaçit hapet si “Ambjenti i Riedukimit 303” – duke kombinuar burgun me punën e detyruar në miniera, ku të dënuarit qëndronin në 7 baraka të mëdha Spaci ishte i rrethuar me terren të vështirë dhe 30 vend roje me ushtarë.  

 

 

lexo më shumë

 

BANESA PËRDHESE DHE KULLA E ZEF NDOCAJT NË KODËR SPAÇ

Pas shokut emocional lind nevoja nevoja  për një dimension tjetër të kulturës në Kodër Spaç. Pak metra më poshtë, një realitet tjetër bëhet pjesë e itinerarit. Dy objekte banimi, Shtëpia  përdhese rreth 400 vjeçare dhe kulla e Zef Ndocaj, të shfaqen papritur  dhe tregojnë shumë për pasurinë arkitektonike, njerëzore dhe historike të tyre.

 

lexo më shumë