Pupa shajaku me motive të kostumeve Mirditore

Pupat e shajakut, në mjeshtërinë e tyre të rrallë, krijojnë një harmoni të paharrueshme të trashëgimisë dhe kreativitetit. Kjo formë artizanati është një pasqyrë e aftësive të mjeshtërve të, cilët lidhin element të traditës duke I gërshetuar me elementë të modernes. Për të sjellë këto vepra artizanale të mrekullueshme, fillimisht përzgjidhet dhe trajtohet leshi me një kujdes të pakursyer. Përzgjedhja e materialeve është një proces i rëndësishëm, ku leshi i përdorur është i cilësisë më të lartë, i zgjedhur me kujdes për të siguruar një bazë të mirë për punën e ardhshme dhe një cilësi për suvenirin që do të krijohet.

 

Për të prodhuar formën unike të pupave, artizanët përdorin forma ose kallëpe të veçanta, të krijuara me dorë, prej druri, dhe të zgjedhura me kujdes. Pas përcaktimit të kallëpeve, që bazohen në masën që ne duam të prodhojmë papuçet, fillojmë I mbulojmë ato me shtresa të holla lëshi. Trashësia e leshit aplikuar varet nga dizenjimi dhe efekti estetik që dëshirohet të përftohet në përfundim.

Për të siguruar një ngjyrim të përsosur dhe të qëndrueshëm, përdoren ngjyra natyrale të ku në këtë rast janë përdoruar e kuqja dhe e zeza. Përgatitja e ngjyrave kërkon njohuri të thella të këtyre pigmenteve natyrale dhe aftësi në përcjelljen sa më të mirë të tyre në material. Kjo është një fazë ku artizani tregon aftësinë e tij në përdorimin e ngjyrave për të krijuar efekte vizuale që përshkruajnë histori dhe emocione.

 

Pasi aplikohet leshi dhe ngjyrimi është realizuar me perfeksion, vjen radha për të krijuar formën dhe teksturën e pupës. Ky është një proces që kërkon të njëjtin përkushtim ku artizani përdor dorën dhe ndjeshmërinë e prekjes për të dhënë formën dhe personalitetin e fundit të pupës. Çorapja e hollë, e zgjedhur për elasticitetin e saj ndihmon në modelimin e leshit dhe krijimin e strukturës së dëshiruar të shajakut.

 

Një element kritik në krijimin e pupave artizanale është procesi i tharjes së materialeve. Kujdesi dhe durimi në këtë fazë janë thelbësore për të siguruar që çdo pjesë të qëndrojë në formën e duhur dhe të përmbushë standardet e larta të cilësisë

Për të krijuar një vepër të mirë artizanale, pjesa e papuçes pritet dhe e bashkohet me kujdes me pjesën e poshtme përmes qepjes. Qepja është një proces delikat dhe preciz, ku aftësitë e artizanit shkëlqejnë në bashkimin e materialeve në një harmoni të plotë. Për pjesën e poshtëme të pupave është përdorur lëkurë ekologjike, në këtë rast e njëjta ngjyrë me vetë shajakun. Për qepjen e të dyave është përdorur fije leshi me të njëjtën ngjyrë.

 

Në pjesën anësore të sejcilës pupë, është sjellë një motiv I qëndisur me gjilpërë shajaku dhe marrë nga veshjet popullore të mirditës. Me qëllim evidentimin e motivit, mbi pupat e zeza, motivi është realizuar me të bardhë, mbi pupat e kuqe motivi është potokalli dhe mbi pupat e bardha ai është realizuar me lesh të zi. Motivi zë një sipërfaqe 6.6x7.5cm.

 

Në fund, vepra artizanale e pupave të shajakut është më shumë se një produkt artizanali - ajo është një pasqyrë e trashëgimisë kulturore materiale, një ndërthurje e traditës dhe krijimtarisë së palëkundur. Çdo pjesë e këtyre pupave përshkon një udhëtim të gjatë të imagjinatës dhe kujtdo që i shikon ato ndjehet i përfshirë në një histori të fshehur, që rrëfehet me ngjyrat dhe formën e saj unike.