Sapunë të veshur me shajak – Motiv nga Kisha e T’ Shëlbuemit
Suveniri tjetër që lidhet po ashtu me kishën e Shelbuemit konsiston në mbështjelljen e sapunëve me shajak. Ky proces i veçantë i mbështjelljes së sapunit me materialin e leshit sjell një prekje autentike dhe unike në produktet e disponueshme për tu tregtuar. Le të shqyrtojmë hollësira të tjera të këtij procesi të krijuar me kujdes:
Si fillim procesi i mbështjelles së sapunit me leshin përfshin disa hapa kryesorë që japin rezultatin final tërheqës dhe estetik. Ngjyra e leshit të përdorur është ajo natyrale, e pa ngjyrosur, që i jep një ndjenjë të natyrshme dhe të butë produktit të përfunduar. Për të arritur këtë efekt, përdoren dy shtresa të holla leshi, secila me trashësi rreth 0.5 cm dhe me permasa 10x10 cm. Kjo teknikë siguron një përbërje të qëndrueshme dhe elegante për sapunin.
Pas përfundimit të vendosjes së shtresave të leshit mbi sapun, një tjetër sapuni vendoset në një shajak, mbështjellim sapunin duke përdorur një tjetër sapun me ullinj dhe me përberje vaji të cilin e shkrimë në ujë të ngrohtë. Procesi i mbështjelljes fillon me fërkimin me duar, duke siguruar që leshi ngjitet mirë në sapun. Më pas, sapuni i përfshirë në shtresat e leshit, vendoset në çorape të holla elastike, që ndihmojnë në ngjeshjen e leshit me sapunin. Ky ndërveprim ndihmon të krijohet një lidhje e fortë midis sapunit dhe shtresave të leshit.
Procesi vazhdon me vendosjen e sapunit të mbështjellë në një copë fëshfëshe. Kjo copë fëshfëshe ka funksionin e kullimit dhe tharjes së ujit të tepërt. Për të verifikuar nëse leshi është ngjitur mirë, mund të bëhet një test i thjeshtë ku përpiqemi ta tërheqim atë nga vetja. Në këtë fazë provojmë nëse leshi ka ngjitur duke e tërhequr pak. Nëse jo, vashdojmë akoma me procesin deri në momentin e njitjes së plotë të tij me sapunin. Pasi sapuni është tharë, vazhdojmë me hapat e mëtejshëm për të shtuar motivin e dëshiruar në sipërfaqen e sapunit. Për të bërë këtë, përdoret leshi në ngjyrën tulle, i cili bën kontrast dhe krijon një tërheqëse vizuale. Nga ana tjetër është dhe qëllimi ynë të riprodhojmë ngjyrat dhe motinin e afreskut të kishës së Shëlbuemit. Fillimisht, forma e motivit është vizatuar në një karton të hollë, pastaj ky karton përdoret si udhëzues për të riprodhuar motivin mbi shajakun e sapunit. Qëndisja bëhet nëpërmjet gjilpërave të shajakut.
Domensionet e realizuara prej nesh janë: 6.5x9cm. Dimensionet në këto suvenire, zakonisht diktohen nga madhësia e sapunit të mbështjellë. Ndërsa motivi përfshin dimensionet 7x6cm.