Varse çelësash – Në memorje të Burgut të Spaçit
Burgi I Spaçit, i njohur për historinë e tij të pasur dhe ngjarjet e ndodhura në këtë vend ikjeje, do të shfaqet në një dritare të veçantë artizanale, e cila do të rikthejë shpirtin historik dhe unik të këtij vendi nëpërmjet një modeli të thjeshtë, por thellësisht autentik. Ky model është i ndërthurur ngushtë me historinë e territoreve të burgut, duke sjellë në pah trashëgiminë dhe ngjarjet që kanë ndodhur aty. Ideja e këtij koncepti është të nxisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe mjedisit përmes riciklimit të materialeve të përdorura. Kjo nismë e veçantë synon të krijojë një lidhje të thellë midis të kaluarës dhe të tashmes, duke sjellë përsëri në jetë materiale që kanë një histori të tyre të veçantë.
Për të realizuar këtë koncept, materialet e vjetra dhe të dëmtuara, të cilat përndjekin në vetvete historinë e burgut, do të përdoren për të krijuar një suvenir të veçantë. Gurët e strukturës së ish-burgut do të rishfrytëzohen për të krijuar varëse të çelësave, duke u transformuar në objekte funksionale të përdorura në jetën e përditshme. Copat e tullave nga ndërtesat e shkatërruara dhe gurët e thyer (të gjitha rrotull mjedisit të burgut) do të përpunohen me kujdes nga artizanët vendas, të cilët me aftësi dhe pasion do të krijojnë pjesë të vogla prej tyre.
Këto materiale do të përpunohen në mënyrë artizanale me qëllim që të formohen pjesë dhe forma të dimensioneve të ndryshme (3x4cm, 4x5 cm, etj., por edhe me forma te çrregullta) dhe pastaj nëpërmjet telave të bakrit, do të lidhen me një kapëse metalike që do të bëlë lidhjen mes objektit dhe çelsave apo çantës. Forma dhe dimensionet e ndryshme të gurëve do të trajtohen me kujdes dhe do të përpunohen në mënyrë që të krijohen varëse unike dhe tërheqëse. Përdorimi i telave të bakrit për të lidhur gurët dhe objektet do të sjellë një ndjesi të ngrohtë dhe autentike, ndërsa kapset metalike do të mbajnë një rol funksional. Ky model i thjeshtë, por i rafinuar, synon të shërbejë si një mënyrë për të ruajtur dhe kujtoar historinë e burgut të Spaçit, por dhe për të shprehur kujdesin ndaj mjedisit dhe ndërgjegjësimin për qëndrueshmërinë. Suveniri që prodhohet nga ky model nuk është thjesht një send material, por një mesazh që tërheq vëmendjen drejt vlerave historike, estetike dhe mjedisore. Kjo nismë sjell në jetë një pjesë të rrallë të trashëgimisë historike në një mënyrë të re, duke e çuar atë përtej mureve të burgut dhe duke e bërë atë një pjesë të përditshme të jetës dhe të kujtesës së komunitetit të Spaçit.