SPILA - Kisha e T’ Shëlbuemit, Rubik - Motivi i Kryqit
Spilat – ky element zbukurimor estetik, do të realizohet me një kombinim të copave të ricikluara dhe teknikës së qëndisjes. Copat, në varësi të trashësisë së tyre, do të vendosen në mënyrë që të krijohet një shtresë apo dy shtresa të mbivendosura. Për t'u siguruar që të mbahen të bashkuara ato do të lidhen mes tyre nëpërmjet një qepjes të kryer me dorë. Për të shtuar një ndjesi estetike që synon drejt së thjeshtës, kapja e copave do të bëhet përmes përdorimit të paramandrës metalike e cila do të bëjë edhe lidhjen me vendin ku do të vendoset.
Dimensionet e spilave do të variojnë për të krijuar një varietet mes tyre. Kemi propozuar spila me forma të ndryshme, trekendore, drejtëndëshe, katrore dhe ku dimensioned që spikasin janë rreth: 5x4 cm, 5x5 cm, si dhe 6x4 cm.
Motivi parësor që do të jetë i përdorur në të gjitha spilat është kryqi i pozicionuar në pjesën e sipërme të kishës së Shën Shëlbuemit. Ky motiv do të realizohet me përdorimin e teknikës së qëndisjes, duke i dhënë spilave një ndjenjë të thellë fetare dhe historike dhe që lidhet me këtë kishë. Për të shtuar ndjesinë e bukurisë natyrore dhe larmisë së krijimeve, do të përdoren motive të tjera dekoruese si kryqe, zemra, figurina (Krishti dhe Maria) si dhe lule të qëndisura, dhe rruaza. Këto elementë do të jenë të integruar me harmoni në dizajnin e përgjithshëm të spilave.
Për të arritur një pamje tërësisht unike dhe të pasuruar me detaje, do të shtohen elementë të tjerë zbukurues. Fjongo dhe xhufka do të përdoren për të ndihmuar në krijimin e strukturës së qëndisjes dhe për të shtuar një prekje tërheqëse. Rruaza metalike, (jo plastike), do të integrohen për të shtuar një ndjenjë estetike dhe qëndrueshmërie në dizajnin përgjithshëm të spilave.
Me qëllim për të shpërndarë mesazhin fetar dhe për të ndërtuar një lidhje thellë me vlerat e kulturës dhe traditës, spilat janë krijuar për të qënë element suveniri që lidhet vetëm me Kishën e T’Shëlbuemit.