KALAJA E MATRIZËS, RUBIK
Ndërtuar në antikitetin e vonë fillim shek. VI-të, në periudhën e perandorit bizantin me origjinë ilire,Justiniani I-rë. Historiani bizantin i shek. VI, Prokopi nga Cezarea, na bën të ditur se Justiniani (527-565) ndërtoi ose rindërtoi 58 fortifikime në Epir të Ri dhe 36 në Epir të Vjetër, një pjesë e mirë e të cilave gjenden në vendin tonë.
Në librin “Mbi ndërtimet”, ai ndër të tjera përmend edhe “castrum Matris”, si një ndër kalatë që ishte ndërtuar në fillim të shek.VI nga Justiniani I në Epirin e Ri, për t’u mbrojtur nga dyndjet barbare Kalaja e Rubikut ruan grykën e lumit të vogël që quhet Rubik, i cili buron në malin e Zhupës dhe derdhet në lumin Fanë në qytetin e Rubikut.
Kalaja ndodhet në bregun verior të lumit. Në bregun jugor, në një lartësi gati të njëjtë, gjendet edhe një fortifikatë tjetër mesjetare që ruan grykën e lumit. Pra rruga e hershme që kalonte këtu dhe lidhte Lezhën me brendësinë e Shqipërisë drejt lindjes, deri në Prizren e tutje ishte e fortifikuar.
Në periudhën e mesjetës zona e Rubikut rrethohej nga disa kala (fortifikata), të cilat kishin funksion mbrojtës dhe kontrollues. Sipas Dhimitër Shuteriqit, përballë me kalanë e Matrizës pothuajse në të njëjtën lartësi, ndodhej edhe një kala tjetër mesjetare (të cilën e përmend edhe At Domeniko Pasi, që vizitoi malësitë shqiptare në fund të shek. XIX). Edhe në Rrasfik ndodhet një fortifikatë që në popull njihet si “Kulla e Skëndërbeut”, të cilën e përmend Marin Barleti në veprën “Historia e Skëndërbeut”.
Këtë funksion e ka kryer më së miri edhe Kisha e T‘Shëlbuemit, që në atë periudhë ka qenë e fortifikuar. Në Rrasfik, Skënderbeu kishte një kullë që fabrikonte barutin, që përdorte gjatë luftrave në këto anë. Aty kishte dhe një vijë që çonte uji në kullën e barutit.
Duke u mbështetur në burimet historike, Kalaja e Matrizës Rubik ka shërbyer si pikë kryesore mbështetëse në veprimet luftarake të Skëndërbeut në këtë zonë. Kalaja e Matrizës ka pasur funksion mbrojtës dhe kontrollues, pasi në luginat lumore që zgjaten në lindje të saj janë të vendosur mjaft fshatra, me një popullsi të dendur për periudhën e mesjetës.
Në periudhën e mesjetës zona e Rubikut rrethohej nga disa kala (fortifikata), të cilat kishin funksion mbrojtës dhe kontrollues.
Duke u mbështetur në burimet historike, Kalaja e Matrizës Rubik ka shërbyer si pikë kryesore mbështetëse në veprimet luftarake të Skëndërbeut në këtë zonë. Kalaja e Matrizës ka pasur funksion mbrojtës dhe kontrollues, pasi në luginat lumore që zgjaten në lindje të saj janë të vendosur mjaft fshatra, me një popullsi të dendur për periudhën e mesjetës.