FESTAT FETARE TË KRAHINËS SË MIRDITËS
Mirdita ofron një kalendar të pasur festiv përgjatë gjithë vitit. Për cdo vizitor, ritualet festive janë një dëshmi e gjallë e traditës dhe kulturës shumëshekullore të krahinës së Mirditës.
Kryesisht janë festat fetare ato që festohen nga të gjithë , duke patur edhe festa të vecanta në fshatra të vecanta. Më poshtë një kalendar i festave fetare të Mirditës.
Data 6 janar, Dita e Ujit të Bekuar
Një festë fetare që festohet në gjithë botën e krishterë. Lidhet me besimin se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit.
E mërkura e përhime Fillimi i kreshmës.
E njohur si “T’lidhnat”, festohet në gjithë Mirditën.
E Mërkura e Përhime, fillon koha e kreshmëve, koha e përgatitjes sonë shpirtërore per Pashket, per Sakrificen e Jezusit, një kohë reflektimi, ndërgjegjeje dhe pendese ndërsa ecim në Kalvar me Krishtin.
Pashkët Katolike (sipas datave specifike cdo vit) .
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë.
Data 3 Maj Shnakryqja. (Shën Llezhdri, Shën Aleksandri).
Kjo festë bie me datën 3 por për forcë zakoni festohet në të dielën më të afërt. Festohet në Orosh, Bardhaj, Lufaj, Zajs. Dioqeza ka shpallur 3 ditë të kësaj feste këto ditë maji.
Sh’Llezhdri apo shën Aleksandri është një shenjt martir i shekujve të parë të krishtërimit. Jetëshkrimi i tij është diçka ndërmjet historisë dhe legjendës. Ka dy variante kjo histori, por që mund të jenë edhe dy shenjtër me të njëjtin emër, në të njëjtën kohë.
Njëra histori e do martir në Bergamo të Italisë, ndërsa tjetra në qytetin Drizipera të Thrakës së lashtë.
Festa e T’Shëlbuemit.
Festohet në ditën që bie (40 ditë pas Pashkëve) në këto zona si Thirr, Rubik, Lëkundë, Kumbull, Mërkurth, Kurbnesh, Rrasfik, Velë, Munaz, Fang.
Dita e T’Shëlbuemit: Të Ngjiturit e Jezusit në Qiell. Kisha e kremton Të Ngjiturit e Jezusit në Qiell apo dita e TShelbuemit. Kremtohet gjithherë 40 ditë pas Pashkëve. Disa e festojnë të dielën e shtatë të Pashkëve. Sipas Shkrimit Shenjtë, Jezusi pas 40 ditëve pas Ngjalljes mbetet në tokë ku u shfaqet apostujve dhe besimtarëve në mënyra të ndryshme.
Data 23 maj, Rrshajat.
Festohen si festë fetare familjare në të gjithë Mirditën.
Datë 13 qershor. E diela e Shnandojt.
ShËn Antonio+ (Ndoj) nje shenjtor shume i rendesishem për Arbërinë dhe Arbërorët.
Dihet se ShËn Antonio, ne vitin 1222, kreu një udhëtim spiritual në vendin tonë, ku kontribuoi në konsolidimin e besimit kristian sidomos ne zonën e Arbërit, madje shumë vende ku ai kaloi mbajne ende dhe sot emrin e tij si Ndoj ne Kruje, Ndoja në Dibri (Miredita), mali i Shën Antonio (Shndoj) në Kunavia (Martanesh), ku Shën Antonio bëri dhe penitencen (lutjet për pendimin), i lidhur me zinxhira në majën e malit, që më pas mori emrin e tij. Gjate kohës të qëndrimit në zonat e Arbërit Ai shenjtëroi kishën e njohur dhe sot në Laç, me emrin e tij.
Data 29 qershor. Shën Pjetër dhe Shën Pal.
Nuk është festë por ditë e shënuar. Sipas traditës nuk është mirë të punohet. Ka shumë goijëdhëna për rastet e thyerjes së këtij zakoni.
Datë 26 korrik. Shna Prendja.
Kremtohet në pjesën më të madhe të krahinës, kryesisht në të dielën më të afërt.
Shën Prenda (gjithashtu e njohur si Shënepremtja, Shën Premtja, Shën Parashqevia e Romës, Shna Prenda, apo Shën Veneranda) është një martire e krishtërimit që rroi në shekullin II. Ajo njihet si shëruese e sëmundjeve të syve.
Datë 22 tetor. Shën Maria.
Kremtohet në të dielën më të afërt në këto fshatra si Ndërfushaz, Ndërfanë, Gëziq, Bukmirë, Kacinar, Simon, Kuzhnen.
Në gjuhën shqipe dhe ndër të krishterët, Shën Mëria (ose Maria) njihet si Zonja e Bekuar. Ajo adhurohet si shenjtore nga Krishterimi.
Maria ashtu si edhe biri i saj Krishti, janë figurat më të adhuruara në fenë e krishtere, veçanërisht në kishën katolike romake dhe në kishën ortodokse. Ajo nderohet shumë edhe te myslimanët.
Data 2 nëntor. Dita e të Shumtëve.
Festohet në të gjithë krahinën.
Data 25 Dhjetor. Krishtlindjet.
Krishtlindja (edhe "Kërshëndellat" apo shkurt "Kshnellat" ndër besimtarët katolikë) të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Nëse udhëoni në Mirditë në këto data, kontaktoni me Infokullën për të marrë pjesë në festimet që mund të organizohen nëpër krahinë.